. (function(html){html.className = html.className.replace(/\bno-js\b/,'js')})(document.documentElement); Bëhu i pavarur – TranQuini

Bëhu i pavarur

BËHU I PAVARUR

Jeto një jetë pozitive.

Në kohët moderne, gjithmonë e më shumë njerëz po ia kthejnë shpinën orarit të çmendur që nis nga ora nëntë e që s’dihet kur mbaron. Kjo zgjedhje për të jetuar në mënyrë të pavarur nuk është gjë tjetër veçse një rikthim te gjërat e thjeshta: më shumë përvoja dhe më pak shqetësime materiale. Një rast për ta ilustruar këtë është edhe historia e Noelle Hancock-ut.

Në vitin 2010, Noelle Hancock-u jetonte në East Village në Ishullin e Manhatanit, ku punonte si gazetare me një pagë gati milionëshe. Ata që nuk e njohin këtë botë nga afër u falet nëse mendojnë se ajo po jetonte “ëndrrën amerikane”.

Mirëpo, rrjedha e jetës në Nju Jork është e rrëmbyeshme, konkurruese e madje edhe e pamëshirshme. Hancock-u kuptoi se në gjithë këtë rrëmujë nuk gjente kohë të takonte miqtë apo familjen, apo edhe të kishte një të dashur. Edhe pse ishulli kishte më shumë se 4 milionë njerëz, ajo gjithsesi ndihej e vetmuar.

Ajo filloi të thoshte shpesh me zë të lartë: “Kam nevojë për pushim.” Por më pas iu kujtua se diku kishte lexuar që nëse mendon vazhdimisht se të duhet një pushim, ndoshta ajo që të duhet vërtetë është një jetë e re.

Natyrisht, miqtë dhe familja e saj (të cilët nuk i ishte parë prej muajsh të tërë) menduan se kishte luajtur mendsh. “Nuk mund të shkosh të jetosh në një vend që as e ke vizituar ndonjëherë!” këmbëngulte e ëma.

Por ajo nuk hoqi dorë dhe pas gjashtë javësh, zbriti nga trageti në Gjirin e Kruzit, qytetin kryesor të Shën Xhonit. Brenda pak ditësh, gjeti një vend për të jetuar dhe zuri një punë në një lokal aty pranë, ku shiteshin akullore.

“Po ti… ti… shkove në Universitetin e Jelit!” belbëzonte e ëma.

Noelle e kupton skepticizmin që ekziston, por është e vështirë ta rrëzosh arsyetimin e saj, sidomos kur merr parasysh që ajo jeton në një banesë me pamje nga deti në një ishull që ndodhet në veri të Detit të Karaibeve dhe që ha sa akullore t’i dojë qejfi!

Duket se gjërat për të cilat kemi nevojë vërtet janë: të jesh pozitiv, i lumtur dhe i shëndetshëm. Ndoshta Noelle Hancock-u e ka gjetur përgjigjen e vërtetë se çfarë do të thotë të jetosh një jetë pozitive.

You may also like...