Holi Moly Winter's Over
http://tranquini.com/sites/default/files/2017-02/holiMoli_ftSp_pinkSmokeBack.png
http://tranquini.com/sites/default/files/2017-02/holiMoli_ftSp_boy_%402x.png
http://tranquini.com/sites/default/files/2017-02/holiMoli_ftSp_yellowSmokeFront.png

Më në fund dimri mbaroi!

Janari dhe Shkurti janë muaj të vështirë. Nuk ka asgjë të veçantë në nëntëdhjetë hijet e grisë që dimri sjell. Moti i ftohtë dhe mungesa e diellit na ka lodhur dhe na ka bërë të dëshirojmë edhe më shumë një ditë të ngrohtë plot dritë. Edhe ëndrrat kemi filluar t'i shohim bardhë e zi.Prandaj kur pranvera troket, na duket sikur rilindim. Dielli shkëlqen, lulet lulëzojnë dhe humori jonë përmirësohet. Ngjyrat rikthehen në jetën tonë.

E ku ka mënyrë më të mirë për të mirëpritur ardhjen e pranverës sesa me Holi-n, Festivalin Hindu që festohet thuajse në të gjithë botën. Festivali ka simbolizuar gjithmonë fitoren e të mirës mbi të keqen dhe ardhjen e pranverës, por gjithashtu personifikon dhe një festë dedikuar takimit me miqtë, lojërave, gëzimit, faljes dhe harresës, si dhe, falenderimeve për të korrura të mbara.


Duke ndjekur hapat dhe gjallërinë e Holi-t, Tranquini do të evidentojë edhe 5 festa të ngjashme me Holi-n rreth e qark botës, ku njerëzit mblidhen së bashku për të buzëqeshur, qënë pozitivë dhe për t'i sjellë ngjyra botës.

Holi - Indi & Nepal

Zakonisht fesivali Hindu festohet më së shumti në Indinë Veriore dhe Nepal, por falë famës së tij festohet gjithashtu edhe në shumë vende të tjera të botës. Gjatë festivalit të Holi-t njerëzit dalin në rrugët e qytetit për të festuar, kënduar, kërcyer dhe për të mbuluar njeri-tjetrin me bojëra me ngjyra, të përbërë nga elementë natyralë dhe bimorë. Rezultati është një pamje e mrekullueshme e mbuluar me ngjyra dhe pozitivitet.

Festivali Songkran- Tailandë

Festimet tailandeze të Vitit të Ri janë festimet e një festivali pranveror, të njohur edhe si festivali i ujit. Pjesëmarrësit performojnë rituale të pastrimit duke i hedhur ujë njeri- tjetrit. Uji personifikon purifikimin dhe pastrimin nga mëkatet e fati i keq. Më të rinjtë zhvillojnë dhe një luftë gazmore me ujë.

Vrapi i ngjyrave– Londër, Angli

Të frymëzuar nga Festivali i Holi-t, pjesëmarrësit vrapojnë në një maratonë prej 5 kilometra, të veshur me të bardha, gjatë të cilit ata mbulojnë njeri- tjetrin me sprai me ngjyra. I njëjti format maratonash përsëritet edhe në Australi, Afrikën e Jugut dhe Kanada. Nëse maratona të tilla zhvillohen edhe në vendin tënd, vish atletet dhe bashkoju festës.

Beteja e portokajve – Ivrea, Itali

Zhvilluar në Ivrea në veri të Italisë, Beteja e Portokajve është beteja më e madhe e ushqimit në Itali. Festivali mbahet në kujtim të fitores kundër një tirani të Shek. XII-të. Pasi pjesëmarrësit grupohen në nëntë skuadra luftarake të pajisura me portokaj, nis beteja. Nëse nuk të pëlqejnë portokajtë të këshillojmë ta admirosh ndeshjen nga larg.

Tomatina - Bunol, Spanjë

Festivali spanjoll i mbajtur çdo vit në qytetin Valencian të Bunolit, përfshin një ndeshje ku arma e vetme është domatja. Ndeshja zgjat rreth një orë pas të cilës i gjithë sheshi mbulohet nga salca e domateve. Autobotet e zjarrëfikësve dhe vullnetarë lokalë pastrojnë rrugët ndërsa pjesëmarrës të tjerë shkojnë në pishinën “los peñones” për t'u larë. Ky festival ka fituar me kalimin e kohës shumë popullaritet dhe tashmë festohet edhe jashtë kufijve spanjollë.


Kështu, pra! Jepi! Vish një palë kominoshe dhe dil të festosh ardhjen e pranverës me Tranquini.