Romantic Gestures background
Romantic Gestures - red heart
Romantic Gestures - pink heart
Romantic Gestures - cloud
Romantic Gestures - cloud
Romantic Gestures - red heart
http://tranquini.com/sites/default/files/2017-02/romanticGestures_ftSp_taj_behindHeart_%402x.png
Romantic Gestures - cloud
Romantic Gestures - cloud
Romantic Gestures - pink heart
Romantic Gestures - cloud
Romantic Gestures - cloud
Romantic Gestures - red heart
http://tranquini.com/sites/default/files/2017-02/romanticGestures_ftSp_taj_infrontHeart_%402x.png
Romantic Gestures - pink heart

Gjeste romantike

Romanticizmi po bëhet gjithmonë e më i komplikuar për t’u kuptuar. Ku e gjen njeriu dashurinë në ditët e sotme? Në Tinder? Happn? Apo Coffee Meets Bagel? Ok, Cupid? Grindr? Dhe kur hapni këto faqe online e çoni kusorin majtas? Djathtas? Lartë apo poshtë? A mjafton një selfie si foto profili apo është një tregues i keq? A mund t’i besosh një tipi që quhet Biff, që ka një qen bulldog që quhet Bruzer, hobit e të cilit përfshijnë poezinë dhe palestrën?

Në një botë që kontrollohet në mënyrë të pandjeshme nga aplikacione është edhe më e thjeshtë të bëhesh cinik kur vjen fjala për dashurinë. Por mos u frikëso, Tranquini është këtu për të të kujtuar që romanca është ende e vërtetë dhe e gjallë. Hidhu një sy gjesteve më romantike të të gjitha kohërave, që do të të bëjnë të besosh sërisht tek dashuria dhe romanca.

Romeo & Zhulieta

Mund ta quajmë veprën më të njohur të Shekspirit mbi dashurinë e pamundur të dy të rinjve nga dy familje në hasmëri, të cilët zgjodhën të vdisnin se sa të jetonin pa dashurinë e njëri- tjetrit. Vdekjet e tyre tragjike nuk ishin të pavlera. Akti fatal i dashurisë i dha fund hasmërisë së vjetër midis dy familjeve më të fuqishme të Veronës dhe frymëzoi dashurinë e të rinjve për shekuj me rradhë.

Taj Mahali

Një nga mrekullitë botërore të arkitekturës, Taj Mahal është një mauzolë e ndërtuar në kujtim të vdekjes së gruas së tretë të Mumtaz Mahal, Shah Jahan, e cila vdiq gjatë lindjes së fëmijës së tyre të 14-të. Hidhërimi e shtyu Shah Jahan të urdhëronte ndërtimin e kësaj ndërtese për të nderuar atë dhe dashurinë. Ne pyesim veten, ku gabuan dy gratë e tij të para?

Refuzimi i fronit nga Eduardi VIII-të në emër të dashurisë

Në 1936, mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Mbreti Xhorxh i V-të vdiq duke i trashëguar kështu fronin të birit, Eduardit të VIII-të. Eduardi në atë kohë ishte përfshirë në lidhje romantike me amerikanen e njohur Ualis Simpson. Ajo jo vetëm që nuk ishte angleze, por ishte gjithashtu edhe e divorcuar, gjë kjo që në atë kohë konsiderohej skandaloze. Eduardit ju desh të zgjidhte midis kurorës dhe dashurisë dhe si një romantik i lindur zgjodhi dashurinë. Çifti jetoi ditët e mbetura larg vëmendjes së botës në Francë.

Jay Z i dhuroi Beyonce-s një ishull

Kur ke paratë e Jay Z-së një buqetë e thjeshtë lulesh nuk është mjaftueshëm. Në ditëlindjen e 29-të të Beyonce-s, Jay shkoi një hap më larg dhe i bleu asaj një ishull në bregdetin e Floridës me vlerë 20 milionë dollarë. Padyshim e ka marrë me çmim të mirë.

Justin Bieber mori me qera një hapësirë për Selenën

Në moshën e ëmbël 17-vjeçare Justin Bieber ftoi të dashurën e tij të asaj kohe, Selena Gomez, në një takim romantik vetëm për ata të dy në Staple Centre në Los Angeles të Kalifornisë. Gjatë takimit çifiti pa Titanikun në një ekran gjigand privat. Për këtë takim Bieper shkruajti në Tweeter: “Romantizmi nuk ka vdekur. Trajtoje femrën tënde siç vetëm ajo e meriton.” Nëse këto fjalë të mençura të yllit të popit nuk ju kanë bërë një ‘Belieber’ atëherë asgjë nuk do t’iu bëjë.


Prandaj vazhdo, ndaj dashuri, lër gjithçka dhe bliji të dashurës tënde një ishull. Nëse nuk ta mban xhepi atëherë një Tranquini është gjithsesi një fillim i mbarë.