. (function(html){html.className = html.className.replace(/\bno-js\b/,'js')})(document.documentElement); Një portret i qetë – TranQuini

Një portret i qetë

NJË PORTRET I QETË

Në thellësinë prej 100 metrash nën nivelin e detit është pothuaj plotësisht errësirë. Presioni që ushtrohet mbi trupin tënd është 13 herë më i lartë se në nivelin e detit. Është tmerrësisht ftohtë. Je të paktën një minutë e gjysëm not larg sipërfaqes dhe je thuajse pa frymë. Mushkëritë e tua duhet të jenë forcuar për të mbrojtur kraharorin nga shtypja, si dhe sepse ke shumë pak ajër në mushkëri që të shtyn drejt sipërfaqes. Të duhet të sforcohesh dyfish për të dalë në sipërfaqe. Duket si një mankth apo jo? Epo, jo për shijet e Guillaume Nery, zhytësin e thellësive me famë botërore, që këtë eksperience e përshkruan si një eksperiencë të mrekullueshme.

Nën sipërfaqe, nën këtë presion, instikti natyral është të luftosh, rezistosh dhe të mundohesh të dalësh në lart, por sipas Nery-t, që vazhdimisht thyen limitin e prej 100 metra thellësi, duhet të bësh plotësisht të kundërtën. Duhet të relaksohesh dhe të bindësh veten që të qëndrosh i qetë.

Në ndryshim nga sportet ekstreme, që kërkojnë adrenalinë, zhytja kërkon një relaks total të mendjes dhe trupit. Sipas Nery-t: “duhet t’i thuash vetes se natyra është më e fortë se ty. Duhet ta lësh ujin të të shtypë. Unë e pranoj presionin dhe bëhem një me të.”

Ai gjithashtu thotë se është shumë e rëndësishme që të qëndrosh pozitiv dhe të mos lejosh mendimet e tua të të shpërqendrojnë, në të kundërt paniku do të të mbërthehje dhe do të të çmendë. Është shumë e rëndësishme të përqendrohesh në të tashmen dhe të merresh me gjërat që janë në dorën tënde, jo me ato që nuk mund të kontrollosh. “Mos e shiko kurrë sipërfaqen, as me sy dhe as me mendje,” thotë Nery.

Një element shumë i rëndësishëm gjatë zhytjes është frymëmarrja. Nëse fokusohesh tek kjo e ke edhe më të thjeshtë të qëndrosh i qetë dhe të shijosh momentin duke eksploruar universin nën ujë që shumë pak kanë fatin ta shohin. 

Duke aplikuar teknikat e lartëpërmendura për mendjen, Nery dhe të tjerë zhytës si ai, kanë mundur të notojnë në thellësi të tilla që mjekët dhe fizikatët i kanë klasifikuar si të paarritshme. Ky sport vazhdon të provojë fuqinë e paimagjinueshme të mendjes.

Prandaj, herën tjetër që do fillojë të të zërë paniku para një prezantimi të rëndësishëm apo para një provimi, mos harro të marrësh frymë thellë, të relaksohesh, të qëndrosh i qetë në të tashmen dhe të pish një Tranquini. Do të surprizohesh me veten nga gjërat që mund të arrish në këtë mënyrë.

You may also like...