. Rri i qetë, gjej një hobi – TranQuini

Rri i qetë, gjej një hobi

Rri i qetë, gjej një hobi

Ekziston një shprehje që thotë se, kushdo ka nevojë të ketë një hobi. Hobet të ndihmojnë të zhvillosh shijet dhe pasionet e tua në jetë dhe të ndihmojnë të relaksohesh dhe të përqendrohesh. Ato gjithashtu luajnë një rol shumë të rëndësishëm në njohjen me njerëz të tjerë që ndajnë të njëjtat pasione me ty; kjo është shpesh mënyra më e mirë për të krijuar miqësi të reja.

Por, disa njerëz i shohin hobet si element shpërqendrues nga jeta e vërtetë, më shumë se sa si aktivitete të domosdoshme që na ndihmojnë të krijojmë një personalitet të bukur dhe të qëndrojmë të qetë në një botë plot stres. Pjesa më e madhe e hobeve, në fakt, na japin mundësinë të zhvillojmë aftësi që janë të dobishme në sfera të ndryshme të jetës ashtu si edhe na dhurojnë disa momente relaksuese.

Prandaj, nëse po kërkon një hobi të ri dhe dëshiron të zhvillosh disa aftësi të reja që të ndihmojnë të rrisësh produktivitetin, hidhi një sy listës sonë me pesë sugjerime dhe benefitet që mund të marrësh prej secilës.

Gatuaj si një mjeshtër

Gatimi është ndoshta hobi më praktik nga të gjitha hobet. Është shumë produktiv dhe të ndihmon të jesh i shëndetshëm duke të të dhënë më shumë kontroll mbi ushqimin dhe mënyrën e përgatitjes së tij. Ndër të tjera, gatimi të detyron të planifikosh paraprakisht dhe kjo është një gjë shumë e mirë.

Shkruaje

Puno me shtiza

Puna me shtiza zakonisht na sjell ndërmend të moshuarit, mirëpo tani po fiton popullaritet te të gjitha grup-moshat. Përveçse një argëtim i këndshëm, puna me shtiza është edhe një mjet fantastik për të rritur produktivitetin. Në punën me shtiza, njëlloj si në vendet e punës në kohët moderne, përdoren aftësi si të planifikimit dhe kryerjes së njëkohshme të detyrave të shumta, dhe me anë të kësaj pune arrihet një produkt përfundimtar fizik dhe i prekshëm, i cili të jep ndjenjën e arritjes.

Bëj punime druri

Çuditërisht puna me dru është një hobi produktiv, sepse të duhet të përqendrohesh shumë te një përfytyrim i vetëm i objektit që dëshiron të krijosh. Gjithashtu, të krijosh diçka nga hiçi të kënaq jashtëzakonisht shumë, të bën të zhvillosh ndjenjën e sfidës dhe në fund të fundit të mundëson të praktikosh aftësinë më të vlefshme të të gjitha aftësive: këmbënguljen. Madje, në varësi të objektit që krijon, në fund mund të përfundosh edhe me diçka shumë të dobishme.

Humb në mendime

Ndoshta këtë të fundit nuk do ta kishe konsideruar si “hobi”, mirëpo ëndërrimi zgjon anën krijuese dhe mund të zbulosh ide që ndoshta nuk të kanë shkuar kurrë në mendje –ide këto, që mund të jenë pikërisht përgjigjet që kërkon prej kohësh.

Nëse ëndërrimi të bën të marrësh ndonjë sy gjumë, atëherë edhe më mirë! Studimet kanë treguar se një sy gjumë për nja 20 minuta pasdite të ndihmon të kesh qartësi, kujtesë më të mirë dhe përqendrim e produktivitet më të lartë.

Prandaj, nëse je në kërkim të një mënyre pozitive për t’u qetësuar, pse nuk provon ndonjë nga këto hobe? Ose, thjesht zgjate dorën dhe rrëmbeje një kanaçe Tranquini.

You may also like...