. (function(html){html.className = html.className.replace(/\bno-js\b/,'js')})(document.documentElement); Unë mendoj se mundem, e di që mundem. – TranQuini

Unë mendoj se mundem, e di që mundem.

Unë mendoj se mundem, e di që mundem.

Ke ngecur në trafik? Ka mbaruar qumështi? Po mundohesh të shohësh dritën në fund të tunelit? Është shumë e thjeshtë të çorientohesh nga presioni dhe nga shqetësimet e përditshme. Ndonjëherë, ke thjeshtë nevojë të ndalosh dhe të mendosh për të gjithë gjërat pozitive që të rrethojnë. Duke e shtyrë veten drejt mendimeve pozitive ne bëhemi drejtuesit e fatit tonë. Kur ne ndjejmë se jemi ne ata që e kontrollojmë fatin tonë, çdo gjë duket e arritshme. Ndaj, më poshtë gjeni pesë mënyra që do t’iu ndihmojnë të mendoni pozitivisht dhe jeni më pozitiv.

Mjaft u mundove për t’ia kaluar të tjerëve.

Të shqetësohesh për suksesin e të tjerëve nuk ndryshon asgjë tek ty. Përqendrohu në atë që ke dhe atë që po bën dhe do të fillosh të ndihesh menjëherë më pozitiv sepse do i shpenzosh energjitë e tua në gjëra që janë nën kontrollin tënd.

Ripërcakto çfarë është për ty dështimi.

Kupto që duhet të rrëzohesh që të ngrihesh në këmbë. Majkëll Xhordan tha njëherë: “Kam humbur më shumë se 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur thuajse 300 lojëra. 26 herë më është besuar të bëj gjuajtjen fituese të lojës dhe e kam humbur. Kam dështuar shumë herë në jetën time. Dhe për këtë arsye kam pasur sukses.

Bëj sikur.

Edhe nëse nuk ndihesh pozitiv, me vetëbesim, i qetë ose i vendosur, mund të marrësh vendime të vetëdijshme duke vepruar sikur ndihesh. Dhe, pasi ta kesh bërë këtë për disa minuta, gjeje pak çfarë ndodh pastaj? Do të fillosh të ndihesh vërtetë pozitiv, plot vetëbesim, i qetë dhe i vendosur.

Jeto në të tashmen.

Mos e lër mendjen të zhytet në të kaluarën ose në të ardhmen më shumë nga sa është e nevojshme. Kjo është shpesh një mënyrë e sigurt për të hyrë në një vorbull mendimesh negative. Ajo që po bën pikërisht tani do të jetë gjithmonë më e rëndësishme nga ajo ç’ke bërë më parë apo ajo çfarë mund të planifikosh të bësh në të ardhmen.

Trego vlerësim.

Të kujtosh se sa mirë ia ke dalë është diçka e thjeshtë që mund të bësh për të sjellë më shumë pozitivitet në jetë, dhe është një mënyrë e shkëlqyer për ta larguar inatin, mërzitjen dhe stresin.

Prandaj, mendo mendime pozitive dhe gjëra të mira do të fillojnë të ndodhin.

You may also like...