. Marramendja nuk ka të bëjë fare me prindërimin – TranQuini

Marramendja nuk ka të bëjë fare me prindërimin

Marramendja nuk ka të bëjë fare me prindërimin

Është e vërtetë, një gjest mirësjelljeje meriton të pasohet me një të dytë.

Historia e Xhorxhias është një shembull perfekt. Ashtu si shumë nëna të reja, ajo nuk kishte udhëtuar ndonjëherë me fëmijën e saj katër muajshe. Ishte nervoze dhe e lodhur nga mungesa e gjumit një natë më parë, por gjithçka ia vlente, pasi ajo do t’ia tregonte fëmijën për herë të parë familjes së saj.

Pasi arriti të hipte me sukses në avion, bashkë me valixhen e dorës dhe me foshnjen në krahë, ajo u ul në vendin e saj. Menjëherë e kuptoi se burri që ishte ulur pranë saj u mërzit që do të udhëtonte ne krah të një nëne me fëmije të vogël. U duk sikur fëmija e Xhorxhias e ndjeu tensionin pasi filloi menjëherë të ankohej dhe të qante. Dhe e qara nuk ndalonte. Në siklet dhe e stresuar, Xhorxhia thirri stjuardesën dhe e pyeti nëse kishte vende të tjera të lira. Fatmirësisht kishte dhe Xhorxhia së bashku me fëmijën e saj u ulën pranë një gruaje që po udhëtonte vetëm.

Gruaja i kërkoi Xhorxhias, që i ishin mbushur sytë me lot, nëse mund ta mbante fëmijën. Ajo e ngriti fëmijën te dritarja dhe brenda pak sekondash, ajo pushoi së qari. Pas pak, gruaja e mbështeti me kujdes në krahët e saj dhe e vuri në gjumë.

Nuk kishte fjalë për të përshkruar mirënjohjen e Xhorxhias. Janë pikërisht historitë si kjo, ato që theksojnë fuqinë e të bërit mirë në jetën e përditshme. Një gjest i vogël mirëkuptimi dhe mirësie e ktheu një përvojë të hidhur në një kujtim të këndshëm.

Në fakt, studime të shumta shkencore kanë treguar se një gjest mirësjelljeje ka një efekt pozitiv në sistemin imunitar dhe në rritjen e prodhimit të serotoninës në tru. Serotonina është një lëndë neurokimike që çlirohet natyrshëm, ka efekt qetësues, rregullon humorin njihet si substanca e “të ndjerit mirë.”

Njerëzit që veprojnë me mirësjelljeje ndihen më të lumtur me kalimin e kohës,” thotë Sonja Lyubomirsky, Ph.D., profesoreshë e Universitetit të Kalifornisë, Riverside. “Kur sillesh mirë me të tjerët, ndihesh mirë si person, me moral më të lartë, optimist dhe pozitiv,” tha ajo për Huffington Post.

Mirësia është ngjitëse; vëri qëllim vetes të bësh të paktën një akt mirësie në ditë. Kjo mund të jetë të ndihmosh një të moshuar të kalojë rrugën ose t’i mbash çantën dikujt; mund të jetë kaq e vogël sa thjesht të pyesësh shitësin te kasa si po ia kalon. Të sillesh mirë është një sjellje që ja vlen, prandaj, herës tjetër që je me nerva, çlodhu, merr frymë thellë, provo dhe vëre veten në vendin e tjetrit; ka shumë mundësi që të dy të ndiheni më mirë pas një gjesti mirësie.

You may also like...