. (function(html){html.className = html.className.replace(/\bno-js\b/,'js')})(document.documentElement); Ecim së bashku – TranQuini

Ecim së bashku

ECIM SË BASHKU

Ke provuar gjithçka për të siguruar vëmendjen e kolegëve të tu, duke filluar nga grafikët shumëngjyrësh interaktiv, deri tek tek videot motivuese të Tony Robbins, dhe rezultati është gjithësesi zhgënjyes? Asnjë nga përpjekjet e tua nuk mundi t’i mbajë kolegët e tu larg telefonave të tyre dhe memet e tyre më të fundit. Për të qënë të sinqertë ato memet me mace janë fantastike, por duhet të ketë patjetër një zgjidhje alternative që do t’i mbajë kolegët dhe shefin tënd të përqendruar tek prezantimi yt. Një prej tyre është ta zhvillosh takimin jashtë zyrës dhe ta prezantosh atë ndërkohë që ecni.

Studimet kanë treguar se ecja ndihmon të menduarin në mënyrë kreative dhe është një mënyrë shumë e mirë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve. Kur ne ecim, zemra rreh më shpejt, ç’ka do të thotë që më shumë gjak dhe oksigjen qarkullon në muskujt tanë, përfshirë këtu edhe trurin. Ecja nuk kërkon shumë përpjekje mendore dhe kështu mendja jonë është e lirë të sorrollatet dhe të jetë më kreative. Ecja promovon lidhje të reja midis qelizave të trurit dhe përmirësimit të memorjes dhe përqendrimit.

Ecja nuk ndihmon vetëm në rritjen e kreativitetit, por të bën mirë edhe për fizikun. Një person rri mesatarsiht 9.5 orë në ditë ulur, pra vetëm rreth 1 orë më shumë sa sa shpenzohet mesatarsiht për të fjetur. Këto statistika befasuese nxitën folësin e TED, Nilofer Merchant, të deklaronte se “të qëndruarit ulur është duhanpirja e gjeneratës sonë”. Kjo është një deklaratë e fuqishme, por është e mirëdokumentuar se të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë rrit riskun për sëmundje të ndryshme. Ecja gjatë ditës të ndihmon të reduktosh stresin dhe të jesh më i shëndetshëm.

Steve Jobs, pavarësisht famës së tij, është parë me mijëra herë tek ecte nëpër Palo Alto duke biseduar me kolegët e tij, ndërkohë Ajnshtajni ecte përgjatë bregut të detit sa herë që kishte një problem të vështirë për të zgjidhur dhe duhet të vëmë në dukje se asnjëri prej tyre nuk ecte duke i ngulur sytë telefonave të tyre.

Prandaj nuk ke ç’pret më! Hap iCal, vendos parkun më të afërt si pikën e takimit për prezantimin e ardhshëm dhe merr me vete disa kanaçe Tranquini si ndihmës për largimin e stresit. Ti dhe kolegët e tu do të ndiheni pozitivisht të relaksuar në vetëm fare pak kohë. 

يمكن أن يعجبك أيضاً...